Skuadra e Dritës ka barazuar si mysafirë kundër , Feronikelit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 15-të në Superligë. Futbollistët e Dritës patën një paraqitje shumë të mirë, por në fund u detyruan të kënaqen me barazim.
Drita ishte më e mirë në 45 minutëshin e dytë, duke rrezikuar me anë të Hamdi Namanit dhe Xhevdet Shabanit, por goditje e tyre i priti Smakiqi.
Ndeshja përfundoi me nga një pikë për të dy skuadrat, Drita renditet në vendin e tret me 28 pikë.