Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Gjilani do të përballet me Drenicën në kuadër të javës së 15-të.
Tanimë trajneri Gentijan Mezani ka publikuar edhe listën me futbollistët e ftuar për këtë takim.
Bardhekuqtë edhe në këtë sfidë do të kenë disa mungesa të rëndësishme, kryesisht në repartin e mbrojtjes.
Dy qendërmbrojtësit Oltion Rapa dhe Ylli Shameti vazhdojnë të jenë të lënduar.
Ndërkohë për shkak të lëndimit mungon edhe mbrojtësi i djathtë Erlis Frashëri, shkruan Gazeta Sheshi.
Mungesë e rëndësishme është edhe ajo e Edison Kçikut që u ndëshkua me karton të kuq në duelin e fundit ndaj Vushtrrisë.
Gjilani do ta pres të dielën Drenicën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.