Tre persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit.
Shkaktar kryesorë të këtyre aksidenteve sipas policisë vlerësohet të kenë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, përdorimi i alkoolit etj..
Këto të dhëna janë bërë të ditur për lajmi.net nga policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se vetëm gjate 24 orëve të fundit kanë ndodhur 3 aksidente me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 28 me dëme materiale.
Polica e Kosovës kërkon përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, përfshire institucionet dhe pjesëmarrësit ne trafik, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjete, në mënyrë që të reduktohen aksidentet me fatalitet.
Apeli i Policisë së Kosovës:
“Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka ndërmarr masa aktive ne funksion të një sigurie më të madhe nëpër rrugët tona, me gjithë aktivitetet për parandalim të aksidenteve nga Policia, fushatave mediale, planeve operacionale dhe masave ligjore ndaj kundërvajtësve, humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetësim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e jetëve njerëzore kërkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, përfshire institucionet dhe pjesëmarrësit ne trafik, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjete. Respektimi i ligjit të trafikut, ku përfshihen kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit te automjetit me kushtet ne rrugë, mos përdorimi i alkoolit gjate vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes duhet marr parasysh për parandalim të aksidenteve. Policia po vazhdon dhe do të vazhdoj marrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerant ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve fatale”.