Shkruan: Izmi Zeka
Athua vallë për ju a ishte i mirë Adem Jashari, a ndryshoi historia me luftën e tij!
Besoj pasi nuk është në jetë jeni më të matur
Kjo urrejtje për çlirimtarët ka histori?!…
Një luftë e paparë ndaj çlirimtarëve kohëve të fundit dhe jo vetëm kaq por edhe më herët por e mbështjellur në petkun e hipokrizisë dhe rrugëve anësore për të devalvuar një kohë që ishte dhe mbetët koha më e artë prej ekzistimit të shqiptarëve.
Krekosja ,shantazhimi, orkestrimi, inskenimet etj që janë bërë që nga përfundimi i luftës pothuajse nga një pjesë që u kishin shërbyer pushteteve të huaja e në rastin konkret Serbisë e Jugosllavisë së Titos nuk arritën asnjëherë të pajtohen me realitetin e ri e që ky realitet kishte dhe ka emrin liri e Kosovës.
Thirrjet nga gjykata speciale për intevistim e disa protagonistëve të UÇK-së është paralajmërim i një fortune që do të trand shtetit e brisht të Kosovës. UÇK-ja nuk ishte fiksion siç po mundohen disa ta paraqesin. Ajo udhëhiqej nja njerëzit. Nga një sistem vullnetar i krijuar nga një elitë idealiste që nga pas lufta e Dytë Botërore dhe pasandej e shtrirë në gjithë territorin e Kosovës. Individët krijuan sistemin. Ky sistem quhej UÇK.
E disa të mjerë që mundohen ta ndajnë UÇK-në nga individët e saj që përbënin tërsinë si gjatë gjithë historisë do të mbeten në anën e të huajve dhe tradhtisë kombëtare.
Për këta të mjerë vetëm të vdekurit janë të mirë, vëtëm të vrarët që nuk janë në mesin tonë janë të mirë, heronjë e gjithçka por të gjallët janë diçka tjetër. Tipike serbe komuniste.
Edhe Sharl Degoli i Frances kishte këto probleme.
Kjo jo për faktin se do të gjykohen ushtarët e UCK-së, po për faktin se tentohet që çirimtarët të barazohen me kriminelet. UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte, por luftë clirimtare e të denj për tu radhitur ndër ushtritë më të pastërta në historinë e luftërave.
Dhe kur kjo është e ditur botërisht, ske se si mos të habitesh me faktin që dalin zëra ndër vet shqiptarët duke i mirëpritur këto ftesa. Prej nga gjithë kjo urrejtje për clirimtarët?!…Prej nga i gjithë ky pezm e kjo mëri?!… Sidoqoftë një gjë është e sigurte. Edhe kjo gjykatë do të përfundoj me pa lavdi. Ska gjykatë që e dënon çlirimtarin. Po ku do të mbetën me pas këta shqiptarë që sot po i gëzohen kësaj gjykate? Cka do të thonë nesër? Do i hanë fjalët e veta apo do të kërkojnë falje…Apo si gjithëherë do ti takoni pjesës së errët të historisë
Ju të mjerët, të shiturit e djeshëm bëni lojën e djallit.Liria e sotme është e të gjithëve.
E ju pinjollët që jeni mbet as në tokë e as në qiell për shkak të kaluarës suaj dhe të fisit asesi nuk do të mundeni të mbuloni të kaluarën kriminale dhe antishqiptare pothuajse një shekull e ky ishte shekulli i XX.