Racizmi është problemi më i madh me të cilin po ballafaqohen futbollistët e Anglisë. Megjithatë, kosovarët po mobilizohen që të dielën Anglia të ndjej dashuri në Prishtinë e jo urrejtje.
Fotografia e Raheem Sterling në një lokal në Prishtinë me mbishkrimin “mirësevjen vëlla”, i ka bërë përshtypje gjithë botës.
Mediumet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Blick-un zviceran kanë mbetur të habitur me këtë mikpritje, transmeton Indeksonline.
“Pas incidenteve me racizëm në Bullgari, ylli anglez Raheem Sterling do të pritet kështu në Kosovë”.