Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot për ndarjen e ministrive me LDK-në me ç’rast ka deklaruar se për këtë do të zhvillojë takim me Isa Mustafën.
Por Kurti nuk ka treguar se kur do të takohet me Mustafën për të biseduar për këtë çështje, shkruan Reporteri.net.
“Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 përqind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të të tillë”, ka thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Kurti ditë më parë në një intervistë për mediat shqiptare ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të takohet me kreun e LDK-së, por as aty nuk ka treguar ditën. /Reporteri.net/.