Që nga janari i këtij viti e deri në muajin shtator janë regjistruar 18 raste të vrasjeve në Kosovë.
Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë tepër shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë.
Gjatë këtyre nëntë muajve, vrasjet kanë ndodhur nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Në bazë të statistikave në Kosovë nga viti në vit, vrasjet kanë shënuar rënie, megjithatë numri i tyre mbetet shumë i lartë krahasuar me numrin e popullsisë. Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë çështje, ku sipas tyre gjatë këtij viti deri në muajin shtator janë evidentuar gjithsej 18 vrasje dhe që sipas policisë 75 % e rasteve zbulohen.
“Në vitin 2018 janë evidentuar 32 raste të vrasjeve, mirëpo veqanërisht nga viti 2008, Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të vrasjeve, mbi 75%” thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës . Një numër shumë i madh i vrasjeve vazhdojnë të mbesin të pasqaruara. Motivet e këtyre vrasjeve janë nga më të ndryshmet. Hakmarrjet, çështjet pronësore, motivet etnike, mirëpo, nuk kanë munguar as vrasjet me motive politike.
Ndërsa sa i përket parandalimit të vrasjeve, sipas policisë duhet të angazhohen edhe institucionet e tjera të cilat që kanë për detyre vedijësimim apo senzibilizimin. “Në aspektin e parandalimit përves Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërorë në funksion të vedijësimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”
Shumica e këtyre vrasjeve ndodhin edhe si pasoj e armëmbajtjeve pa leje, vitin e kaluar 20 raste të vrasjeve që kanë ndodhur kanë qenë me armë pa leje. Ndërkohë, sipas një raporti të organizatave të shoqërisë civile, në Kosovë janë rreth 260 mijë armë ilegale.