Rrjeti më i madh social, Facebook ka fshirë së fundi afro 5.4 miliardë profile të rreme.
Kompania më e fuqishme sa i përket rrjeteve sociale në mbarë botën tha se shumë profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin krijuar.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Eksperti i Marketingut Dixhital nga kompania “Active Ads”, Kujtim Zebica.
Përmes një postimi në po të njëjtin rrjet social, Zebica theksoi e çdo faqe që funksionon në Kosovë nuk duhet të bëjë panik sa i përket rënies së pëlqimeve dhe numrit të ndjekësve, pasi kjo gjë po ndikohet nga fshirja e llogarive false, transmeton Indeksonline.
Prandaj Zebica ka theksuar se duhet pasur shumë kujdes në atë se çfarë postohet, por edhe në atë se çfarë dërgohet në mes miqve në Chat.
Postimi i plotë:
Çdo faqe me audience kryesisht nga Kosova qe veren renie ne likes/followers ne ditet e fundit, mos beni panike, pasi qe jane rreth 3K usera fake qe jane fshi nga FB/Instagram keto dite, ne mesin e tyre edhe shume usera qe kane bere shperndarjen e materialeve te palejuara (foto, video, linqe) edhe ne chat. Prandaj, KUJDES cka postoni edhe cka dergoni edhe ne chat, pasi qe shume lehte mundeni me u penalizu nga FB, deri edhe ne ç’aktivizim te komplet llogarise tuaj ne FB/Instagram.