Në policinë e Gjilanit një person ka raportuar se tre persona të maskuar me përdorim force kanë depërtuar në lokalin – këmbimoren e tij dhe e kanë vjedhur kasafortën në të cilën sipas ankuesit ka pasur: dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe euro.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe për rastin është informuar prokurori.