Aventura e brazilianit Lucas Cardozo te Drita ka përfunduar.
Tashmë sulmuesi ka mbyllur aventurën në Ipko Superligë te Drita, raportojnë mediat shqiptare.
Cardozo ishte transferuar këtë edicion te Drita në formë huazimi nga Partizani i Tiranës.
E arsyeja e largimit të sulmuesi ka qenë mos përshtatja në futbollin kosovar.
Në 12-të ndeshje, Cardozo ka shënuar një gol te Drita, ndërsa në shumicën e ndeshjeve të luajtura është inkuadruar si zëvendësues.