Tashmë jemi mësuar të shohim rrugë të reja e trotuare të cilat shtrohen e përfundojnë mjaft shpejtë në Komunën e Vitisë…por ajo që është shqetësusese janë pamjet që i shohim brenda pak kohësh që krijohen pas përfundimit të punimeve.
Punët që bëhen nga qeverisja Haliti për vite me rradhë janë skandaloze!
Përpos gropave të cilat bëhen për pak muaj e me raste edhe pas pak ditëve pasi të asfaltohet një rrugë, në to shpesh ka dal edhe bari, dhe e gjitha kjo vije në përfundim të punësve jo cilësore. Pamjet në këto fotografi janë bërë në disa fshatra dhe në qytet, ku shihet se sa me seriozitet përmbyllen projektet të cilat paguhen nga taksa e qytetarit.
E kryetari Sokol Haliti, a thu si ndjehet kur sheh se asnjë punë nuk po i ec mbarë.?!! Mbase kjo nuk i bën përshtypje e as nuk i vije turp nga ata që i kanë besuar. Qeverisja e tij e njohur në krejt Kosovën si qeverisje e asfaltit, ka bërë që Haliti me bashkëpuntorë të tij t’i bëj rrush e kumbulla parat e qytetarëve, buxhetin komunal duke u pasuruar per vete në kurriz të popullit. Asfalt sepse aty vidhet më lehtë. E Sokol Haliti e di mirë këtë.
Prokuroria duhet të hetoj investimet e komunës në asfalt. Per keqpërdorimin e buxhetit të komunës me punë jo cilësore e shkel e shko dikush duhet të jap përgjegjësi!
Liridona Bislimi: Qeverisja e Sokol Halitit qeverisje e asfaltit të kualitetit më të dobët !
Ndani këtë artikull