Pas kritikave të Nevzad Isufit, anëtarit të Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, rreth lagjes së Muhaxhirëve të Malishevës, lagje e cila, sipas Isufit, nuk ka më tepër 5 kilometra nga qyteti, por është e harruar si të ishte prapa diellit, (shih shkrimin: Shëmtia e një lagjeje të bukur të fshatit Malishevë), ka ardhur reagimi i Latif Maliqit, kryetarit të Këshillit të fshatit Malishevës.
“Rrini i qetë, pasi Malisheva tani ka Zot shtëpie dhe njerëz shumë aktiv e të vullnetit të mirë, që nuk ndalen me punë dhe aktivitete shumë të mira për gjithë fshatin”, thotë ai, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Për më tepër, ja postim i i plotë:
I nderuari anëtar i LVV në, mund të ju them se tani jeni shumë vonë për këtë reagim, apo “breng” tuajën Ja reagim i plotë:
Siç po e thuani ju. Malisheva është fshat i madh dhe vazhdimisht ka kërkesa të ndryshme. Mirëpo kërkesat e tyre tani e kanë një adresë, e ajo adresë është Këshilli i fshatit Malishevë. Ne jemi shumë aktiv dhe në kontakt me gjithë banorët e fshatit, pa dallime dhe pa anashkalime të kërkesave të tyre.
Sa i përket kësaj rruge, ne jemi takuar bashkë me anëtarët e Këshillit me kryetarin e komunës z. Lutfi Haziri, ku kemi kërkuar zgjidhjen e këtij problem, si dhe kemi kërkuar mbështetje edhe nga zv. ministri Rexhep Kadriu.
Kemi marrë mbështetje dhe përkrahje për zgjidhjen e këtij problemi nga dy institucionet. Ndërsa sa i përket atyre fotove të mbeturinave, ka kohë që ato nuk ekzistojnë sepse është bërë rregullimi dhe pastrimi i hapësirave publike.
Rrini i qetë, pasi Malisheva tani ka Zot shtëpie dhe njerëz shumë aktiv e të vullnetit të mirë, që nuk ndalen me punë dhe aktivitete shumë të mira për gjithë fshatin.
Këshilli I fshatit, me kryetar z. LATIF MALIQI !