Anëtari i kryesisë së LDK-së dhe deputeti i ardhshëm i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të Kosovës i takojnë LDK-së.
LVV dhe LDK kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh në grupet e tyre punuese për harmonizimin e programit qeverisës, ndërsa është deklaruar në vazhdimësi, se për ndarjen e pozitave ende nuk kanë biseduar.
“Neve na takojnë kryeparlamentari dhe presidenti. Nëse 28 deputetë të LDK-së votojnë kryeministrin e Kosovës nga VV, atëherë 29 deputetë të VV-së duhet që t’i votojnë LDK-së kryeparlamentarin dhe presidentin”, tha ai në T7.
Ai ka pohuar se sipas kushtetutës presidenti është pozitë politike. “Nëse një deputet ka 81 vota në Kuvend, atëherë ai është konsensual. Asnjë president nuk ka marrë 81 vota deri tani”, tha ai.
Kur u pyet se a është Isa Mustafa kandidat i LDK-së për president, ai se Mustafa e përmbush secilin kriter për të qenë president i Kosovës. “Por ne ende nuk kemi përmendur një kandidat”, tha ai.