Sot, bëhen 23 vjet pa mbrojtësin e shkollës dhe shkronjave shqipe, pa shkenctarin dhe profesorin e rrall shqiptar, Xhavit Ahmeti. Nëntori është muaji i krenarisë për shqiptarët kudo që janë, është muaji i mburrjes, i vlerave dhe përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi. Nëntori në vete ngërthen kujtime për ngjarje të mëdha historike dhe njerëz që lanë gjurmë të pashlryera.
Profesori e shkenctari Xhavit Ahmeti, ishte dhe do të mbetet shembull se obligim i çdo shqiptari është që jetën dhe punën e tij t’ia kushtoj vendit të vet dhe të ardhmes. Profesor Ahmeti e forcoi rezistencën kundër masave serbe që kishin për qëllim zhbërjen e arsimit shqip. Ishte faktor në përpjekjet masive për prishjen e projeksioneve serbe për shkatërrimin e shqiptarëve.
Puna dhe kontributi, aftësitë dhe dashuria për atdheun, profesor Xhavit Ahmetin e rendisin në vargun e gjatë të emrave të mëdhenjë shqiptar, i cili kq frymëzuar shumë breza të rinjësh për tu angazhuar në rrugën që nuk kishte alternativë, të çlirimit të atdheut.
Mirënjohës përjetë jetës dhe veprës së profesorit, Xhavit Ahmeti.
Rexha