Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton anëtarin e kryesisë së LDK-së, veprimtarin Xhavit Ahmeti në 23 vjetorin e vdekjes.
“I freskët është kujtimi për anëtarin e Kryesisë dhe veprimtarin e LDK-së, Dr. Xhavit Ahmeti. Dr. Ahmeti ishte intelektual dhe personalitet me virtyte të veçanta i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për arsimimin e brezave të tërë, në kohë të vështira për Kosovën. Mungesa e tij, ka lënë zbrazëti në proceset shtetndërtuese të Kosovës. Kuadro si Dr. Xhavit Ahmeti janë personalitete të pazëvendësueshme për kombin, andaj gjurmëve të tij, duhet vazhduar gjeneratat e reja me plotë dije dhe përkushtim. Sot, pas 23 viteve kujtojmë me pietet dhe krenari, kolosin dhe pishtarin e dijës, Dr. Xhavit Ahmetin, njeriun që dha gjithçka nga vetja e tij, madje edhe vdekja e gjeti në misionin e tij jetësor, arsimimin dhe edukimin e kombit shqiptar. Ai, atë ditë të ftohtë nëntori, u nda vetëm fizikisht nga ne, ngase emri dhe vepra e tij jetojnë përjetësisht në analet e historisë së shtetit të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Xhavit Ahmetin”, ka thënë ai.