Futbolli kosovar rikthehet në aksion pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Kësisoj java e 16-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme me fillim nga ora 13:00.
Ndeshja e vetme e kësaj jave që do të zhvillohet sot do të jetë në Therandë, ku përballë njëra – tjetrës janë dy skuadrat lidere Gjilani dhe Ballkani.
Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion në Superligë, Ballkani ka nëntë fitore katër barazime dhe dy disfata, duke grumbulluar 31 pikë, shkruan Gazeta Sheshi.
Në anën tjetër edhe Gjilani ka zhvilluar 15 takime,duke marrë 10 fitore vetëm një barazim dhe ka pësuar në katër ndeshje.
Dy skuadrat janë në krye të tabelës me nga 31 pikë dhe për qëllim kanë që ta ndjekin deri në fund titullin e kampionit.
Ky takim do të drejtohet nga gjyqtari i FIFA-s, Genc Nuza me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatlum Berisha.