Hedhja e bërllokut nëpër rrugët e Gjilanit është shndërruar në dukuri të zakonshme.
Ndonëse ka shporta për hedhjen e bërllokut, qytetarët vazhdojnë të hedhin atë edhe në pemë, duke i dhënë kështu një pamje të shëmtuar qytetit.
Pikërisht afër Shkollës së Muzikës, në një rrugë nga më të frekuentuarat në qytetin e Gjilanit mbeturinat mëngjesin e sotëm ishin në pemë.
Siç mund të shihni në foto, një qese e hedhur në pemë afër shkollës së muzikës.