Orientimi në karrierë dhe shkollat profesionale!
Shkruan: Samir Berisha
Familja dhe shkolla janë shtyllat kryesore në formimin e çdo personaliteti të individit.
Mendoj se hapi i parë në procesin e orientimit në karrierë tek personaliteti i çdo individi është njohja e vetvetes. Zgjedhja e profesionit të duhur që na plotëson dhe siguron kërkesat tona është shumë e rëndësishme dhe në një formë apo tjetrën determinon të ardhmen tonë, ku fillimisht rol të rëndësishëm luan familja.
Përgatitjen dhe aftësimin profesional të nxënësve që u bënë shkolla në vendin tonë, mendoj se duhet reflektuar nga realiteti kohor.
Një pjesë e madhe e nxënësve preferojnë/zgjedhin gjimnazin (shkollim parauniversitar) dhe më pak preferojnë një shkollim profesional i cili i bënë ata të aftë ta zotërojnë një profesion të caktuar në tregun e punës. Nga ky numër i cili u drejtohet shkollave profesionale (mbi 60% në mjekësi), gati të gjithë dëshirojnë të marrin një diplomë dhe më pastaj ta synojnë tregun e punës jashtë Kosovës. A është kjo oferta (orientimi) dhe puna që shteti bënë për këtë rini, me ose pa vetëdijen e tij…!?
Nga ana tjetër, rënia e interesimit për shkollat profesionale ndër të tjera është rezultat i mos harmonizimit të drejtimeve të shkollave profesionale me tregun e punës ekzistues në Kosovë. Ndër të tjera shkollat profesionale janë në një gjendje aspak të mirë dhe pa një orientim të duhur i cili do të duhej të bënte ndërlidhjen mes biznesit në njërën anë dhe shkollës në anën tjetër, kërkesave të tregut të punës dhe globalizmit në tërësi.