Në mesnatën e datës 22 nëntor është hedhur një granat dore në një parking në Gjilan.
Në rrugën “Shaban Cernica” në Gjilan një person ka raportuar se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona të panjohur.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti.
Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.