I fasionuar me aktivitetin e nxënësve të shkollës “Musa Zajmi” në realizimin e Filmit të Animuar, dhe gjithëçka që ka të bëjë me filmin, nga skenari, storyboardi, skenat, karakteret, huazimet e zerit dhe efektet, e i cili tani është në fazen e montimit të materialit dhe i njejti do të shfaqet para nxënësve, ndërsa në fund do të debatohet për filmin dhe temën.
Në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Integrim (IZHI), po realizohet projekti “Vetëdijesimi i nxënësve për mbrojtjen e mjedisit, përmes stopmotion – animacionit”
Ky projekt ka për qëllim promovimin dhe ngritjen e vetëdijes sē fëmijëve për ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e ambientit dhe natyrës. Projekti është realizuar me nxënësit e Shkollës Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan.
Projekti është realizuar përmes animacionit sepse nxit bashkëpunimin mes nxënësve, zhvillon kreativitetin e tyre dhe u jep hapësirë shprehëse të gjithë fëmijëve pjesëmarrës.
Projekti u udhëhoq nga Mentor Berisha – piktor akademik dhe animator dhe Avni Dalipi – aktor e producent.