Pas shumë angazhimeve dhe aktiviteteve vjen edhe nata finale e 20 vjetorit të tifo grupit gjilanas “Skifterat, shkruan Gazetasheshi.com.
Nata finale do të mbahet në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan me fillim nga ora 20:00.
Rok grupi i njohur kosovar Jericho do të përkujdeset për ta ndezur atmosferën, derisa të pranishëm priten të jenë figura emblematike të klubit dhe të estradës kosovare.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar gjithashtu edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kujtojmë që po grupi Jericho e ka komponuar dhe orkestruar himnin e “Skifterave” të lansuar ditë më parë.