Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana.
Ai ngushëlloi familjet e viktimave, dnërsa uroi shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.
Kurti tha se Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë.
“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, shkroi Kurti.