Njesia Speciale e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, është nisur për t’i ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të Shqipërisë, pas tërmeteve ku shumë qytetarë e humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan.
Fadil Hoti nga Gjilani, rreshter në Njësinë Speciale të Kosovës shihet në koordinim dhe bashkëbisedim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri z. Nait Hasani.
Njesia Speciale është duke bërë përpjekje maksimale në shpëtimin e personave të cilët ende gjenden nën rrënoja.