Shqipëria është duke u përballur me një situatë mjaft të vështirë pas tërmetit të mbrëmshëm.
Shumë qytetarë nga qyteti i Gjilanit, kanë siguruar materiale ushqimore dhe veshmbathje për banorët e Durrësit dhe Tiranës.
Kjo është gjendja momentale, tek platoja e Teatrit në qytetin e Gjilanit.
Shumë qytetarë i janë bashkangjitur nismës së ‘ Intelektualëve ‘.
Deri në ora 20:00, do të jenë të pranishëm duke mirpritur ndihmar e qytetarëve për banorët e Shqipërisë, prandaj keni kohë që të vini dhe të sillni çdo ndihmesë.
Pas orës 20:00 do të mobilizohemi që të bëhet transporti i dërgesave të mbledhura nga Gjilani për në Shqipëri.
Pamje: