Intelektualët po vazhdojnë të ndihmojnë personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri, me veshmbathje, ushqim e gjësende të tjera.
Përmes një linje telefonike në Klan Kosova, ‘Intelektulaët’, dhuruan 2670 euro të grumbulluar sot, ku kishin organizuar një aksion për grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, para Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Mbledhja e këtyre ndihmave kishte nisur sot në mëngjes dhe mbaroj në orën 20:00, ku pakot u përgatiten dhe u bën gati për nisje drejt Shqipërisë.