Në orën 2:30 pas mesnate të gjitha furnizimet tona mbërritën në Durrës.
Sot po e vazhdojmë aksionin tonë përsëri, nga ora 9:00 do të jemi përsëri në të njejtin vend, pra te pllatoja e Teatrit të Qytetit.
Pasi që nevoja kryesore janë ushqimet (të konservuara), uji, qumështi lutemi që ti keni parasysh këto kërkesa.
Me mjetet financiare që do të tubohen gjatë ditës së sotme do të blejmë produktet që i kemi cekur më lartë.
Do të jemi deri në ora 19:00 në pritje të furnizimeve.