Shkollat e Gjilanit mobilizohen për ta ndihmuar Shqipërinë.
Pas tërmeteve që goditën në Shqipëri, Kosova bëri detyrën vëllazërore duke u mobilizuar menjëherë.
Përpos ndihmës që shteti i ofroi në bazë të kapaciteteve të tij edhe qytetarët, organizatat dhe grupet u mobilizuan në të gjitha sheshet e qyteteve kryesore të vendit.
Drejtoria e Arsimit dhe drejtorët e Shkollave të Komunes së Gjilanit u mobilizuan për të ndihmuar familjet e viktimave nga termeti në Shqipëri.