Mobilizim i jashtëzakonshëm i qytetarëve e bizneseve të Kamenicës. Për më pak se 24 orë janë grumbulluar 5,180 euro, 180 franga dhe 20 dollarë. Përpos ndihmave monetare, janë ofruar edhe ato materiale duke përfshirë batanije, ushqime e rroba. Transporti është mundësuar po nga bizneset e disa prej tyre janë nisur më herët.
Gjithashtu, janë lajmëruar më shumë se 30 familje që kanë hapur dyert për familjet në nevojë.
Mirënjohës ndaj gjithë atyre që kanë ndihmuar në çdo formë.