Ka përfunduar edhe dita e dytë e aksionit për mbledhjen e ndihmave për të prekurit e tërmetit në zonën e Durrësit dhe Thumanës, raporton Gazetasheshi.com.
Tifo grupi gjilanas “Skifterat” kanë mbledhur në numër të madh ndihmash edhe në ditën e dytë, teksa me kamionë dhe automjete të tjera i kanë nisur drejt qytetit bregdetar në mbrëmjen e së mërkurës.
Qindra qytetarë gjatë ditës u janë bashkuar aksionit të tifozëve ‘kuqebardh’ të cilët nuk dijnë të ndalojnë dhe duke të palodshëm në këto ditë sakrifice.
Gjatë ditës “Skifterat” kanë publikuar disa imazhe nga mbledhja e ndihmave, teksa ka emocionuar një e moshuar që ka dhuruar një shumë të konsiderueshme parash për banorët e prekur nga tërmeti.