Shumë qytetarë të Gjilanit u solidarizuan me qytetarët e Shqipërisë pas termetit me ndihma të ndryshme si ushqim, veshëmbathje, e barna e gjëra tjera, ky aksion i Arta Mustafës është edhe më i nevojshëm.
Kryetarja e rinis së Nismës Social Demokrate në Gjilan Arta Mustafa u bëru thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të mobilizohemi dhe të marrin pjesë në dhurimin e gjakut, ku një numër i madh iu përgjigjen thirrjes.
Të dashur njerëz të vullnetit të mir ju falenderojmë nga zemra për kontributin tuaj.
Sot që nga orët e mëngjesit,në qendrën e transfuzionit të gjakut kanë dhuruar gjak për të lënduarit nga Termeti në Shqipëri.
Ne jemi shum falenderues qytetarëve të Gjilanit që i janë përgjigjur ftesës tonë…
Qytetarët nuk janë ndalur së ardhuri në qendrën e transfuzionit gjatë gjithë ditës së sotme dhe ende vazhdojnë të vin grupe njerëzish për të kontribuar, tha Mustafa
Qendra e Transfuzionit të Gjakut në qytetin e Gjilanit kanë bërë thirje që të vazhdojnë të japin gjak edhe në ditët në vazhdim, transmeton Radio Infinit Gjilan.
Ka shkruar Arta Mustafa në profilin e saj duke falenderuar për solidarizim.