Ka munguar kuorumi për seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila është ftuar për sot e ku në rend dite ishte vetëm një pikë – diskutimin rreth lokacionit të ri të varrezave të qytetit, që është propozuar të jetë në Zabel të Sahit Agës, transmeton 2LONLINE.
Në fakt kanë munguar anëtarët e Kuvendit nga pozita, ndërsa të pranishëm ishin vetëm ata të opozitës të cilët edhe e kishin ftuar këtë seancë.
Për opozitën, pozita qëllimisht nuk ka ardhur për me pengua këtë seancë.
Për opozitën seanca e sotme nuk mund të mbyllet por mund të thirret në një ditë tjetër për t’u vazhduar.
Riza Avdyli (PDK) ka thënë se në këtë mënyrë pozita po e bije në kolaps Kuvendin. Po ashtu u tha se nga LDK-ja dhe parneret e saj po sabotohet institucioni kryesor i komunës, transmeton 2LONLINE.
Në mungesë të kuorumit kryesuesja Shpresa Kurteshi – Emini ka mbyll seancën.