Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, që humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbje.
Për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për të ndarë me ta dhimbjen për humbjen tragjike të dy vëllëzërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga tërmeti që goditi Shqipërinë.
Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Shemsedin dhe Isa Abazi!
RH