Drejtoria e Arsimit në Gjilan, mundëson qasje në Arsim për fëmijët nga Shqipëria.
Duke u bazuar në rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale e Arsimit do të mundësoj qasje për arsimim, në shkollat tona, për fëmijet nga Shqipëria të strehuar në Komunën e Gjilanit.
Fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan duhet të kenë mundësi për t’u arsimuar, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit.
Në kuadër të identifikimit të fëmijeve të strehuar, pikë kontakti për qytetarët do të jetë Drejtoria e Arsimit dhe shkolla më e afërt ku janë të strehuar familjet.