Kanë arritur në Kuvend liderët e dy partive që pritet të nënshkruajnë sot koalicionin qeverisës.
I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa tashmë janë bërë bashkë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Dyshja pritet që të diskutojnë lidhur me ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të 12 ministrive për të cilat tashmë janë marrë vesh./indeksonline/