Kreu i Vetëvendosjes (LVV) Albin Kurti tha se bisedimet për krijimin e Qeverisë do të vazhdojnë.
“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Në të cilën unë si kryeministër do ti kem 12 ministri. Këto bisedime do t’i zhvillojnë me Isa Mustafën. Deri sot kemi harmonizuar 100 për qind programin qeverisës”.
“Shpresoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e ministrive. Këto bisedime do të fillojnë sot dhe do të vazhdojnë tërë ditën. Marrëveshja është marrëveshje e dy palëve nuk mund të flas në emër të LDK-së”, tha ai para takimit me kryetari ne LDK-së, Isa Mustafa.