Përmes një statusi në facebook, kryetari i Gjilani, Lutfi Haziri, ka falenderuar Presidentin Meta, për vizitën e sotme në qytetin e Gjilanit dhe njëkohësisht tregoj përkushtimin e tij për familjën Abazi, të cilët humbën dy anëtarët e familjes nga tërmeti në Shqipëri.
Ja postimi i plotë:
Kujdesi nga Presidenti Meta për familjen Abazi dhe për qytetin tonë, tregon përkushktimin e madh të tij.
Shpreh falënderim të madh për vizitën e sotme. Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen më vëllezërit tanë në Shqipëri sepse ne e kemi kaluar një tërmet me pasoja fatale dhe me dëme materiale në vitin 2002. Jemi bashkë në përballimin e kësaj situate.