Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se sot ai bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilri Meta, kanë vizituar qytetin e Gjilanit.
Bashkë me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, vizituam Komunën e Gjilanit dhe kryetarin Lutfi Haziri.
Si në çdo vend të Kosovës, edhe në këtë Komunë janë strehuar qindra bashkëkombës tanë, të cilëve po u ofrohet ndihma dhe kujdesi i nevojshëm nga familjet tona!
Ne do të qëndrojmë bashkë dhe të koordinuar, si dy shtete, për ta menaxhuar gjithë këtë situatë, pas tërmetit me pasoja tragjike për Shqipërinë.