Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, sot ka pritur në takim ekspertët e fushës së sigurisë nga Irlanda, qëllimi i kësaj vizite është realizimi i projekteve të përbashkëta ndërmjet Gjilanit dhe Irlandës, në parandalimin dhe eliminimin e dukurive negative në shkolla.
Ja postimi i plotë:
Parandalimi i dukurive negative në shkolla, një ndër prioritet e DKA-së.
Ekspertë të fushës së sigurisë z. Tony Jankyn dhe Matt Duncan (Northern Ireland Cooperation Overseas) vizituan Drejtorinë Komunale të Arsimit, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me parandalimin dhe eleminimin e dukurive negative në shkolla.