Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja me Vetëvendosjen do të arrihet, pa kushtëzime e me mirëbesim.
Nuk do të ketë zgjedhje të reja…Marrëveshja do të arrihet…Kosova do bëhet me qeveri të re e me kuvend brenda dhjetorit”, ka deklaruar në emisionin Debat të RTK-së, Lutfi Haziri, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
‘Partneri i vetëm i mundshëm për bashkëqeverisje është Vetëvendosje, ka thënë Haziri dhe ka shtuar se aktualisht ‘mes LDK-së dhe VV-së nuk ka ngërç politik”.
Sipas tij anë spekulime e konspiracione dashakeqet idetë se mes partnerëve ka krizë.
“Nuk ka krizë. Politikat sektoriale janë harmonizuar, ndërkohë që liderët do të vazhdojnë bisedat politike për të finalizuar dhe firmosur marrëveshjen”, ka deklaruar ai.