Shkruan: Izmi Zeka
Ikja e trurit nuk është veç problem i Kosovës por edhe më herët janë ballafaquar shumë shtete e të cilat deri di kund kanë marr masa për pengimin e kësaj dukurie jashtëzakonisht sensitive.
Se çfarë duhet të bëjë Kosova në këto momente për të mos mbetur pa pjesën elitare apo thënë më thjesht shkencore e intelektuale janë edhe shembujt prej vendeve tjerë që kishin ballafaqim të drejtpërdrejt më këtë fenomen.
Shtetet në tranzicion ballafaqohen me shumë dukuri ku pasojat barten pas shumë viteve dhe në shikim të parë të pavrejtshëm. Investimi që bëhet në kuadro është investim i madh dhe për të mos ardhur në momente të papërballueshme shteti duhet të ndërmerr masa të shpejta e të cilat janë interes vital e perspektives së Kosovës.
Një analizë të mirë për Shqipërinë në këtë drejtim e bënë edhe gazetari i mirënjohur Elmz Isufi ku shkruan Po citoj” Edhe në studimin e IOM-it Shqipëria konsiderohet e shterur nga ikja e ekspertëve. Madje vetëm 5 për qind nga 20 mijë studentë shqiptarë të arsimuar jashtë vendit kanë pranuar se do të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Po sipas të dhënave, 40 për qind e akademikëve shqiptarë janë larguar nga Shqipëria nga viti 1990 e këndej. Rreth 71.4 për qind e tyre kanë emigruar së bashku me familjet që do të thotë se kanë ikur për të mos u kthyer më në Shqipëri. Ndërsa, nga 40-përqindëshi i kuadrove të larguara, 47.3 për qind e tyre i përkasin një moshe të re, nga 25 deri 35 vjeç.
Këto statistika vërtet janë brengosëse që edhe Kosova edhe pse nuk ka ndonjë bazë të të dhënave nuk përjashtohet nga kjo mundësi apo nga këto statistika vërtet të dhimbshme. Si duket analiza në këtë drejtim kemi të pakta por në bazë të disa të dhënave të pa kompletuara vërehet një ikje masive e kësaj shtrese elitare por dhe jo vetëm kësaj.
Brenga ime si intelektual dhe duke u bazuar në problemet e ballafaqimit të shteteve tjera po shohë që Kosova po rrezikohet ndjeshëm nga ky fenomen e që sa po shikoj unë nuk po merret askush me analizën, pretekset për të mos thënë investimi që po bënë shteti I Kosovës në kuadro të tilla.
Është e dhënë edhe një statistikë ng Elmaz isufi “Në Kosovë migrimi drejt Perëndimit ka nisur në vitet 60 e 70 të shekullit të kaluar, ndërsa është intensifikuar në fillim të viteve 90, për të kulmuar në fundin e po asaj dekade. Diaspora e Kosovës numëron (jozyrtarisht) gati 700 mijë qytetarë.”
Kjo edhe ndoshta mund ta ketë arsyetimin e vet ku për shkaqe prej ma të ndryshmëve qytetarët e Kosovës kanë emigruar në vende të ndryshme të Evropës për të siguruar të mira material pasi pushteti I kohës nuk krijonte mundësi në aspektin ekonomik. Po sot! Është dilemë e madh çfarë po ndodh! Pse po ikni. Nuk kemi një analizë që I jep përgjigjeje shkencore e intelektuale.
Edhe pse ky fenomen I vlerësuar nga të tjerët mund të ketë si pikënisje aspektin ekonomik, pamundësinë në krijimin e hapësirës për jetë më të mirë, pa mundësin për tu integruar në sistemin e kualifikuar intelektual, shtrirjen dhe prezantimin e dijes që e kanë e disa aspekte të tjerë. Do të thosha se tani ka nevojë për atdhedashuri edhe në aspektin intelektual e elitar, por kjo çështje si duket nuk shihet si prioritet I tyre andaj edhe kërkojnë rrugë të tjera për të gjetur vetveten.
Nuk është faji I tyre. Dija donë zhvillim dhe kushte andaj lënia e tyre pas dore krijon paradokse por edhe të njëjtën kohë ikje nga shteti. Kosova duhet të ketë parasysh se bota e zhvilluar tani më blerjen e trurit e konsideron si Project afatgjatë dhe investimi është duke u bërë në sy të vetë shtetit.
Një aspekt tjetër që po e përmendi përciptazi është se në kohën e tregut të lirë dhe mundësive apo globalizimit njerëzit janë të lirë të vendosin aty ku gjejnë rrugë për të shtrire intelektin e vetë. Dhe ndoshta kjo nuk mund të ndalet vetëm me fjalë të thata dhe boshe.
Por shtrohet pyetja çfarë jemi duke bërë në akomodimin e trurit në Kosovë. Kjo çështje është për diskutim dhe casje shtetërore.
Shteti të Kosovës I duhet një strategjie shtetërore në fushën e arsimit e cila ka disa objektiva e të cilat lidhen ngushtë me ruajtjen e trurit dhe akomodimin e tyre në lëmi të ndryshme e që Kosova ka nevojë më shumë se shumë shtete të Ballkanit.
Në këtë komporacion do përmendja një statistic të shtetit Maqedon ku thuhet se 70 % e kuadrit të arsimuar do të braktisnin vendin po që se do tu epej mundësia. Preferencat e tyre janë Bashkimi Evropian , Amerika etj.
E përmenda këtë statistikë për të qenë korrekt me frikën time se edhe në Kosovë edhe pse në mungesë të statistikave është një numër i madh që pret mundësin e parë për të ikur. Nëse Kroacia është ballafaquar më këtë fenomen ne nuk mund të jemi përjashtim por as të jemi të shurdhër prej këtij fenomeni që gradualisht po e mbulon Shtetin e Kosovës.
Duhet të kuptohet si duket “patriotizëm” në këtë drejtim tani nuk ka. Duhet ballafaqim I shtetit me këtë storje të dhimbshme të elitës apo njerëzve të dijes që po marrin rrugët e ndryshme të botës.
Dikush mund të gjej vendin e merituar dhe të ngjitet në maja të shkencës në vendet tjera . Por disa të tjerë do të tretën me dijen e tyre vetëm për të mbijetuar. Tani më nuk mund të flasim për raste por për fenomenin. Cili do të jetë epilogu do të tregoj e ardhmja.
Por praktikat e vendeve tjera kanë treguar se fenomenet e tilla kanë fund tragjik për shkencën e një vendi dhe zhvillimin e saj.
Për fund si gjithë unë do të jem tek shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë për tu mbushur pak atdhe, jetë dhe zhvillim.
Shihemi në qytetin tim të lindjes