Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Gjithashtu, në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan, më 05.12.2019, rreth orës 22h, dyshohet se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi ‘’KAM’’ dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur paratë nga arka, në vlerë rreth 2,900 euro. Rasti është duke u hetuar.
Prokuroria e Gjilanit: Brenda 24 orëve, katër aktakuza kundër katër personave
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në komunën e Kamenicës kanë kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, duke i sulmuar zyrtarët policor.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprave penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Rastet tjera me interes për publikun:
Në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan, më 05.12.2019, rreth orës 22h, dyshohet se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi ‘’KAM’’ dhe nën kërcënimin e armëve kishin grabitur paratë nga arka e marketit, në vlerë rreth 2,900 euro. Rasti është duke u hetuar.