Ministri në Detyrë i Shëndetësisë z. Uran Ismaili ka vizituar Spitalin Regjional të Gjilanit.
Ai duke postuar shumë foto ka hedhur edhe një mbishkrim;
Edhe një objekt tjetër mjekësor në Gjilan, i harruar nga investimet dhe i padenjë për shërbime shëndetësore për shumë vjet, po i kthehet sot i transformuar tërësisht qytetarëve të këtij qyteti. Ambulancat Specialistike, të gatshme me kushte, pajijse dhe ambiente moderne për mbi 300 pacientë në ditë. Urime Gjilan.
Uran Ismaili gjatë mandatit të tij të përgjysmuar sipas shumë raporteve ka drejtuar në mënyrë efikase Ministrinë e Shëndetësisë.