Një projekt që ka filluar para gati 17 vjetësh, ende nuk po mundemi ti japim epilog. Bëhet fjalë për hapësirën për varreza të qytetit të Gjilanit, sepse vendi aktual ku qytetarët e shfrytëzojnë për varrimin e të afërmve të tyre, është mbushur dhe për një kohë të shkurtë nuk do të ketë vend më për varre të reja.
Sot, me kërkesë të partive opozitare në Kuvendin Komunal në Gjilan, është mbajtë seancë e jashtëzakonshme e këtij organi saktësisht për këtë çështje, pra për varrezat e qytetit. Është shumë normale të thirren seanca të tilla kur është në pyetje interesi i qytetarëve, por janë të papranueshme tendencat e disa anëtarëve për realizimin e interesave të individëve apo grupeve të caktuara.
Jemi betuar si anëtarë të Kuvendit Komunal se do të jemi zëri i tyre, i të gjithve pavarësisht bindjeve politike, por assesi ti mbrojmë intetesat e ngushta, madje individuale. Çdo qytetarë që ndahet nga kjo botë, meriton të varroset dinjitetshëm, andaj edhe hapësira për varreza duhet të duket bukur dhe e organizuar mirë. Duhet të mbillen pisha, të ndërtohet edhe një park i madh varësisht sa na lejon hapësira dhe të kemi një imazh shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ti shohim.
Dy subjektet politike, PDK dhe LDK, kanë qenë vazhdimisht në qeverisje në pushtetin qëndror, dhe u dashtë të presim gati 17 vjet që një kryeministër të bëj zgjidhje për këtë çështje, dhe natyrisht, ndihem krenare që jam pjesë e një subjekti, kreu i së cilit nga pozita e kryeministrit ktheu vëmendjen e qeverisë kah Gjilani, Ramush Haradinaj. Falemnderim të parezervë edhe për zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili vazhdimisht ka dërgua projekte në qeveri, edhe këtë për varrezat.