Tashmë, Superliga e Kosovës është në pushim me përfundimin e javës së 17-të. E derisa stinori vjeshtor ka përfunduar, adhuruesit e futbollit kanë vëmendjen akoma tek gara e fortë që po zhvillohet këtë vit në Superligë.
Pranvera pritet të sjellë edhe më tepër rivalitet, duke marrë parasysh konkurrencën dhe renditjen tabelare, shkruan 2lonline.com.
Kjo është arsyeja pse klubet kanë filluar të hulumtojnë për transferime, që do t’iu kryenin punë në pranverë.
Në javën e 18-të të parën për stinorin pranveror zhvillohet derbi më i madh në vend, mes Dritës dhe Gjilanit. Ky derbi lokal i njohur për rivalitet në fushë dhe në tribina pritet të i jep bukuri nisjes së stinorit pranveror.
Nuk mungojnë ndeshjet e forta si ajo mes Flamurtarit dhe Trepçës ’89.
Java e 18
Drita – Gjilani
Prishtina – Vushtrria
Ballkani – Drenica
Flamurtari – Trepça ‘89
Dukagjini – Llapi
Ferizaj – Feronikeli
Stinori pranveror starton më 15 edhe 16 shkurt.