Gjilan – Në radhët e të Shkollës së futbollit “Shkëdija” të Gjilanit, janë disa futbollist me talent të jashtëzakonshëm, njëri ndër ta i padiskutueshëm është sulmuesi dhe mesfushori i djathtë, Blend Vranovci, i cili me lojërat e tij në grup moshën e tij çdo ditë e më tepër po i mahnit njohësit e futbollit.
14-të vjeçari Blend Vranovci, tani e 6 vite asnjëherë nuk ju ka nda futbollit, duke dëshmuar se ky talent i rrallë shumë shpejt do të jetë një emër i veçantë në futbollin e Kosovës e më gjerë. Statistikat e talentit 14 vjeçar në ligën në të cilën luan janë mbresëlënëse ku kontributi i tij në ekip është i jashtëzakonshëm vetëm në këtë sezon ka pasur 5 gola, 5 asistime. Blend Vranovci është edhe kapiten i ekipit ku me përkushtimin e ti dhe punën e pa lodhshme që tani ka filluar që t’i fitoj zemrat e publikut Gjilanas.
Trajnerët e klubit shkëndija Veton Xhemajli dhe Afrim Mehmeti kanë shumë fjalë të mëdha ku thonë se talenti i padiskutueshëm i këtij djaloshi është gjithnjë e në rritje falë punës dhe angazhimit të pa shoqe që e ka në fushë dhe jashtë sajë. Mënyra se si i kalon kundërshtarët, teknika, shpejtësia e lehtësia me të cilën ai shënon, janë disa nga karakteristikat e tij që premtojnë shumë për të ardhmen.
Mbajeni mend këtë emër, Blend Vranovci, është vetëm 14 vjeç, por që tani premton për një të ardhme të madhe në futbollin Kosovar.