Gjilani dhe Drenica, kjo është sfida për kuq e bardhët në fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
4 herë finalisti i kësaj gare, SC Gjilani përballjen kundër Drenicës do ta zhvilloj në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, në datat 8 dhe 9 shkurt të vitit 2020.
Vlenë të ceket se edhe ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen me vetëm një takim, me ç’rast kuq e bardhët kalimin tutje do ta kërkojnë si mysafir i Drenicës në përballjen e shkurtit të vitit të ardhëshëm.
Kujtojmë se Gjilani deri në këtë fazë ishte përballur me ekipet e Malishevës si mysafir dhe 2 Korrikut si vendas, duke triumfuar 0:3 kundër Malishevës respektivisht 6:1 kundër ekipit nga Prishtina, KF 2 Korriku.