Lagjja “Dardania” në Gjilan po vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijes.
Qytetarët e lagjes Dardania po ankohen se që shumë ditë nuk kanë ujë. Një banor ka thirrur në redaksinë e Radios Star dhe është ankuar se vetëm sot rreth 20 minuta kanë pasur ujë, e më pas ka vazhduar ndërprerja e ujit.
Afër 3 apo 4 ditë qytetarët dhe bizneset e ndryshme janë pa ujë, ata kanë njoftuar institucionet përkatëse si Hidromorava dhe, qytetarët dhe bizneset nuk kanë marr asnjë përgjegjje.
Komuna e Gjilanit dhe Hidromorava kishin lajmëruar se së shpejti do të ketë fuznizim me ujë pas hapjeve të puseve tek kazerma e FSK-së, kanë kaluar shumë javë dhe qytetarët e lagjës “ Dardania “, nuk kanë marr asnjë përgjigjje nga Hidromorava për mos furnizim me ujë.