Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.
Megjithatë, fillimisht LDK ka thirr mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila do të nis në ora 11:00.
Ndryshe, përfaqësues të këtyre partive dje kanë deklaruar se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshje.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i shtojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.