Drejtori i Shërbimeve Publike z. Naser Korça ka reaguar menjëherë nëpërmjet një komenti në artikullin “Ndodhë edhe kjo në PDK-në e Gjilanit: 4 këshilltarët komunal e akuzojnë Kryetarin dhe Shefin e tyre”.
Naser Korça ka shkruajtur se “E shpreha para do dite se PDK ( ne fakte Riza Avdyli dhe nje tjeter qe as emrin spo du me ja permen) jane ba bisht i VV se.
Mire qe kane dale keta njerez te mire dhe nuk shikojne interesat e personale te njerezve te VV se por ato te votuesve te vet dhe te qytetarve ne pergjithesi”.
Gjithashtu ai edhe në profilin e tij në fejsbuk ka thënë se “Hallall ju kofte për këtë qëndrim tejet parimorë dhe vertet ne mbeshtetje te interesave te pergjithshme mbi ato personale“.