Nga Burhan Isufi
Kuvendi komunal në Gjilan ka vuajtur prej një terri disa vjeqarë, nga mazhoranca që kurr nuk ofroj zgjidhje dhe nga minoranca qe asnjëherë të vetme nuk ishte kërkuese për ofrim të një alternative.
Mirëpo, kur syri mësohet me terrin atëherë e ka të vështirë të adaptohet me dritën e vërtetë, por nëse befas haset në dritë atëherë vjen deri te vërbimi.
A jemi të verbër apo po shtiremi si të tillë?
Nëse merrë vullnetin e njeriut që me të vërtetë i’a dëshiron të mirën këtij qyteti duhet të largohemi nga ky vërbim, mirëpo nëse i analizon disa njerëz nuk e keni shumë vështirë me kuptu se ku duan me arrit, dhe ku e kanë synimin!
Po, se kur e kemi lyp votën elektoratit të sinqertë jemi thirrë në parime edhe në përgjegjësi, votën si këmbim të një mirëqenje më të mirë e jo si votë për interes individual dhe melangolin e tonë.
Pra nëse ti heshtë, nuk fletë je prehë e manipulimeve politike edhe e interesave klanore.
Kjo është arsyeja pse, elita politike në Gjilan, ty nuk të bën hesap. Nuk të llogarit!. Nuk të llogarit, sepse ti nuk guxon. I tutesh përgjegjësisë. I tutesh aftësisë për të qenë i barabartë. I tutesh lirisë. Pikë!
Pra, domosdo është koha që ju të bëheni Zot i fatit tuaj individual dhe kolektiv.
Kur ju qytetarët e marrni guximin të bëni kryengritje politike, ndaj kërkesave të qarta e demokratike atëherë ju e themeloni vetën e juaj në mënyrë autentike si palë në sferën publike.